Broja në ajër, 2 milionë paund dhe një klauzolë e ndajnë nga klubi ri. Flet trajneri që e kërkon: Duhej që në verë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armando Broja po jeton orë të ethshme sot, kur vendoset e ardhmja e tij për këtë sezon dhe jo vetëm. Sulmuesi i kombëtares shqiptare kërkon një sistemim të ri dhe Çelsi është gati ta lërë të largohet, në mënyrë që të luajë rregullisht.

Në garë për të janë kryesisht Fullhem dhe Ullvërhempton, me klubin e parë që ka bërë një ofertë zyrtare për huazimin deri në fund të sezonit me vlerën 3 milion paund. Çelsi kërkon 5 milion paund dhe këtu është edhe detaji i parë që për momentin mban larg palët.

I dyti është ai i klauzolës që do të vendoset për blerjen e mundshme të tij në fund të sezonit. Fullhem kërkon një shifër shumë më të ulët se 50 milionë paund që kërkon Çelsi. Një tjetër pikë ku marrëveshja ka ngecur mes dy ekipeve.

Ndërkohë, trajneri i Fullhem, Marko Silva, ka folur sot para mediave për nevojën që ka skuadra e tij për një sulmues, pa përmendur emra.

“Klubi po mundohet të bëjë diçka, të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne kërkojmë një sulmues të ri, jo vetëm sepse Raul Himenez është dëmtuar. Edhe me Raul në ekip, ne shitëm një sulmues për një shumë të konsiderueshëm në verë dhe nuk e kemi zëvendësuar ende. Ishte e rëndësishme që në verë dhe është e rëndësishme që nga hapja e kësaj dritareje të merkatos”, theksoi ai.

Share This Article