Armando Broja është ideja më e fundit e Lazios për ta transferuar shtatlartin shqiptar në Romë.
Sipas gazetës “Il Resto del Carlino”, përveç interesimit të Igli Tares ndaj sulmuesit shkodran kanë shfaqur interes edhe shumë klube të tjerë të Serie A, Napoli, Bologna e Atalanta.
Sipas mediave pranë klubit bardhekaltër, Maurizio Sarri ka shprehur dëshirën për ta pasur në urdhrat e tij 20-vjeçarin në periudhën kur ai drejtonte Chelsean.
Gjithsesi, vlera e kartonit të Brojës është shumë e lartë për buxhetin e Lazios që duhet të shesë fillimisht Murriqin për të arkëtuar sa më shumë para në mënyrë që t’i investojë te një lojtar që mund të mbështesë Immobilen në sulm.