Sulmuesi Armando Broja ka treguar se ishte i lënduar para ndeshjes me Hungarinë. Por ai vendosi të aktivizohet dhe vendosi sfidën duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1:0.
Broja po del vendimtar për Shqipërinë dhe kështu ishte edhe të shtunën mbrëma.
“Gjithmonë kam besim se do të shënoj. Në të gjitha ndeshjet dua të shënoi gol, ta ndihmoj ekipin. Jam shumë i kënaqur për ekipin dhe për veten”, ka thënë Broja pas ndeshjes.
“Kam qenë i dëmtuar, s’kam stërvitur pardje. Më pyeti trajneri a jam i gatshëm të hyjë në ndeshje dhe i thash po. I thash po se për fanellën e Shqipërinë bëj gjithçka. Kam hyrë me besimin të shënoi gol”.
Ai beson se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës ndaj Polonisë.
“Në ndeshje nuk kam pasur dhembje. Ka qenë mirë. Të shohim nesër në stërvitje. Kemi shpresa shumë për vendin e dytë. Do të besojmë gjithmonë. Të gjithë kemi dëshirë të luajmë në Kupën e Botës. Do të jetë gjë e madhe. S’jemi vend i madh, por kemi shpirtin. Shpirtin na dallon me të tjerët. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë para”, ka theksuar ylli i ri i Shqipërisë, që siguroi fitoren ndaj Hungarisë edhe në ndeshjen në Shqipëri.

