Broja “sheh” Kombëtaren: Sulmuesi shpreson të marrë një ftesë nga Sylvinho

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë jo se po. Por shanset që Armando Broja të kthehet me kombëtaren e Shqipërisë për dy sfidat e para në eliminatoret e “Botërorit 2025” kundër Anglisë dhe Andorrës janë rritur.

Të paktën pas përditësimit në lidhje me rikuperimin e tij, pas dëmtimit në kavilje.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat angleze, sulmuesi kuqezi ka “djegur kohët”, duke afruar riaftësimin e tij dhe do të nisë stërvitjen me top, që në javën e parë të marsit.

Një lajm i mirë si fillim për vetë Brojën, që do të ketë në dispozicion një kohë të mjaftueshme për të treguar kualitetin e tij, pas një aventure aspak të mirë deri tani te Everton, ku për shkak të dëmtimeve, më shumë ka qëndruar jashtë se në fushën e lojës.

Po ashtu, rikthimi i tij është në kohë për të shpresuar një ftesë nga Silvinjo për sfidat e marsit.

Gjithsesi, gjithçka është në dorë të trajnerit kuqezi, I cili duhet të peshojë shumë detaje.

Si fillim formën e Armando Brojës, por edhe rrezikun që paraqet një rikthim i shpejtë në fushë pas një dëmtimi të rëndë si ai i sulmuesit.

Të gjitha këto do të vlerësohen në javët në vijim, por e rëndësishme për futbollistin është të kthehet i fortë fizikisht, për të kthyer sërish në shina karrierën e tij.

Share This Article