Armando Broja ka shënuar gol të bukur për Chelsean ndaj Wolverhampton Wanderers.
Broja golin e realizoi në minutën e 89’, me një goditje fantastike.
Chelsea këtë takim e fitoi me rezultat 3-0, në kuadër të javës së nëntë në Premier League.
Golin e parë e shënoi Kai Havertz, në minutën e 45’, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Christian Pulisic dyfishoi epërsinë, në minutën e 54’, derisa golin e vulosjes së fitores e shënoi Broja.
Chelsea pas fitores kalon në vendin e 4-të, me 16 pikë, pas tetë ndeshjeve.