Brozovic takim në Paris për t’u bërë “sheik”, Inter arrin marrëveshjen me Al Nassr

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marcelo Brozovic mbrëmjen e sotme është fotografuar në Paris, aty ku ndodhet për të zhbllokuar negociatat që ngecën disa herë me drejtuesit e Al-Nassr, për transferimin në ligën arabe të futbollit.

Al-Riyadhiah postoi një fotografi të Brozovic në hotelin Shangri-La në Paris, ku ai ishte në pritje të përfaqësuesve të Al-Nassr.

Telenovela e transferimit të mesfushorit kroat te ekipi ku luan tashmë CR7 ka qenë shumë komplekse dhe ka dominuar 10 ditëshin e fundit.

Fillimisht klubi arab ra dakord për të blerë Brozovvic për 23 milionë euro nga Interi, por më pas iu desh të rrisnin kushtet personale për lojtarin në 100 milionë euro gjatë tre viteve.

Pas kësaj, Al-Nassr uli papritur çmimin e blerjes së rënë dakord me zikaltërit në 13 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse, çka xhindosi Marotën që pristë të investonte shumën në fjalë për blerjen e Davide Frattesi.

Vetëm mbrëmjen e djeshme Al Nassr e ngriti sërish shumën në kufirin 17-18 milionë euro dhe duket se ka dritë në fund të tunelit për Brozovic, pasi Interi ka dhënë përgjigje pozitive.

Mediat përtej Adriatikut si Sky Sport Italia, Sportitalia, Tuttomercatoweb janë të bindura se marrëveshja tani është finalizuar.

Share This Article