Bruksel, arrestohet eurodeputeti grek

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i “Agimit të Artë”, Giannis Lagos është vendosur në arrest shtëpiak në Bruksel, pas një urdhër-arresti europian të lëshuar kundër tij.

Një ditë më parë, Parlamenti Europian i hoqi atij imunitetin, pas dënimit në vendin e tij me 13 vjet e tetë muaj burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale” gjatë gjyqit të partisë neonaziste “Agimi i Artë”.

“Eurodeputeti grek do të transferohet për 48 orë në ambientet e paraburgimit të një stacioni policor në Belgjikë dhe më pas do të sillet para një gjykatësi, i cili do të vendosë nëse do ta ekstradojë ose jo në Greqi”, shkroi CNN.gr.

Vetë Lagos shkroi në Tëitter: “Unë jam në një makinë të policisë belge. Hajdutë, ateistë dhe antigrekë po më dërgojnë në burg. Unë mbetem besnik i Krishtit dhe Greqisë./ATSH/

Share This Article