BRUKSEL – BE dënon sulmet e kryeministrit slloven kundër medias

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Europian dënoi sulmet e fundit drejtuar nga kryeministri slloven, Janez Jansa kundër gazetarëve, disa prej tyre korrespondentë në Bruksel.

“Ne nuk pranojmë fjalë fyese drejtuar gazetarëve dhe i dënojmë ato”, tha Eric Mamer, zëdhënësi i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Jansa, përmes disa komenteve në Twitter, kishte sulmuar disa gazetarë, disa autorë artikujsh mbi hetimet mbi lirinë e shtypit në Slloveni, nën sulm nga qeveria e Jansas.

Jansa ka sulmuar në Twitter një gazetar nga Politico Europe, autor i një reportazhi të titulluar “Lufta e Sllovenisë ndaj medias”.

“Lili Bayer ishte udhëzuar të mos tregonte të vërtetën dhe kështu ka bërë”, shkruan Jansa.

“Ajo ka cituar burime anonime të ekstremit të majtë”, shkroi Kryeministri i cili në të kaluarën ka sulmuar mediet publike dhe private të vendit të tij.

“Kjo, për fat të keq, është Politico Europe, gënjen për të jetuar”, theksoi Jansa, vendi i të cilit në korrik do të marrë presidencën e radhës të BE-së./ /ec/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Share This Article