Brukseli i gatshme t’i japë kohë Londrës për Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa06566509 Pro EU protesters wave a joined EU and Union flag outside of the British Parliament in Westminster, central London, Britain, 26 February 2018. Media reports state on 26 February 2018 that forecasts for the British economy are gloomy with the uncertainty over Brexit. EPA-EFE/ANDY RAIN

Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i japë Britanisë së Madhe kohë për Brexit përtej datës së parashikuar të 29 marsit, me kusht që të ketë garanci që do të dilet nga ngërçi aktual, paralajmëruan sot shumë krerë europianë në përgjigje ndaj deklaratave të kryeministres britanike, Theresa May.

“Nëse britanikët kanë nevojë për më shumë kohë, ne mund të shqyrtojmë një kërkesë për shtyrje, nëse justifikohet”, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë një konference për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Nëse Britania e Madhe ka nevojë për më shumë kohë, është e dukshme që nuk e refuzojmë”, konfirmoi Merkel, gjatë një vizite në Paris. Në të njëjtë linjë me Parisin dhe Berlinin është edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez duke deklaruar se “Spanja nuk e kundërshton lëshimin për një shtyrje të mundshme. Por kjo duhet të ketë një prespektivë të qartë për zgjidhje”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply