ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës 30 minutes ago
Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë 32 minutes ago
1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve 49 minutes ago
I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt 59 minutes ago
Jeta e luksit e futbollistit britanik si i “papunë”, ja shifra e frikshme që fiton për të mos bërë asgjë 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BSH: Mbyllja e ekonomisë godet më shumë punësimin në shërbime dhe ndërtim

albnews by albnews
19 February, 2021
in Albania, Technologji
0
BSH: Mbyllja e ekonomisë godet më shumë punësimin në shërbime dhe ndërtim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mbyllja e ekonomisë mund të ndikojë më shumë në punësimin në industrinë e ndërtimit dhe të shërbimeve, ndërsa punësimi në bujqësi dhe prodhim mund të vuajë relativisht më pak.

Një studim i specialistit të departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Bledar Hoda, ka treguar se madhësia e ndikimit të mbylljes së ekonomisë në nivelin e papunësisë duket e ulët, por statistikisht e rëndësishme. Studimi në fjalë tenton të vlerësojë efektin e drejtpërdrejtë të menjëhershëm të mbylljes në aktivitetin ekonomik dhe tregjet e punës.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Pavarësisht se këto efekte të menjëhershme mund të mos kapin ndikimin total në një horizont të gjatë kohor, vlerësimet ofrojnë një krahasim në peshimin e kostos së mbylljes së ekonomisë kundrejt përfitimeve në drejtim të frenimit të përhapjes së virusit. Studimi ka treguar se pikërisht degët e shërbimeve dhe ndërtimi mund të vuajnë më shumë si pasojë e mbylljes në ecurinë e treguesve së punësimit.

Gjithashtu, studimi tregoi se papunësia midis të rinjve mund të rritet më shpejt sesa papunësia në mesin e popullatës së moshuar. Të dhënat e Instat treguan se për tremujorin e dytë të vitit 2020, periudha me masat më të forta kufizuese të aktivitetit ekonomik për shkak të pandemisë, shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare u rrit me 0.5 pikë përqindje. Megjithatë, vlerësohet se ky tregues nuk e reflektoi plotësisht numrin e vendeve të punës së humbura për shkak të pandemisë.

Një pjesë e madhe e atyre që humbën vendet e punës nuk rezultuan si punëkërkues aktivë, duke dalë nga forca e punës dhe duke mos u klasifikuar si të papunë. Por, edhe sipas të dhënave zyrtare, për grupmopshën 15-29 vjeç, rritja e shkallës së papunësisë ishte 1.4 pikë përqindje, pothuajse tre herë më e lartë krahasuar me mesataren e ekonomisë shqiptare për të njëjtën periudhë.

Gjetjet e studimit sugjerojnë se, bazuar në shkallët e masave të bllokimit të vendosura gjatë

valës së parë, ngritja e nivelit të mbylljes së ekonomisë me çdo 10 pikë përqindjeje mund të shkaktojë një rënie të prodhimit industrial me 5% në çdo muaj.

Të dhënat tremujore për Prodhimin e Brendshëm Bruto treguan se ndikimi i pandemisë dhe i mbylljes së ekonominë ishte i rëndë, me tkurrje vjetore të prodhimit me 10.23% gjatë tremujorit të dytë të vitit. Me rivendosjen e disa masave të pjesshme kufizuese në tremujorin e fundit të vitit, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar menjëherë se këto masa mund të kenë ndikuar menjëherë në një ngadalësim të ekonomisë, pasi rënia ishte reduktuar në 3.47% në tremujorin e dytë./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 September, 2025
Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

17 September, 2025
1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

17 September, 2025
I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result