ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës 13 hours ago
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit 13 hours ago
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”? 13 hours ago
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë 13 hours ago
Titujt e Gazetave ne UK 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BSH prezanton strategjinë për menaxhimin e rreziqeve klimatike në sektorin financiar! Banka Botërore: Investoni për të ulur ndikimin negativ

albnews by albnews
8 November, 2023
in Albania
0
BSH prezanton strategjinë për menaxhimin e rreziqeve klimatike në sektorin financiar! Banka Botërore: Investoni për të ulur ndikimin negativ

RelatedPosts

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

Arrestohet polici në Fushë-Krujë, AMP: Efektivi u kap në një parcelë me 65 bimë kanabis

Silvinjo pas fitores: Një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

TIRANE- Banka e Shqipërisë në konferencën me temë “Klima, Makroekonomia dhe Financat: Risqet dhe ndikimet që i shoqërojnë”, ka prezantuar “Strategjinë për Administrimin dhe Mbikëqyrjen e Rreziqeve Financiare të Lidhura me Klimën në Sektorin Financiar, për vitet 2023-2025”, e cila ofron masa konkrete që duhet të ndërmerren për të përballuar ndryshimet klimatike.

“Dokumenti strategjik paraqet edhe masa konkrete për përgatitjen tonë ndaj sfidave dhe shfrytëzimin e mundësive që krijon menaxhimi i rreziqeve klimatike. Strategjia ofron një plan veprimi për të identifikuar, monitoruar dhe menaxhuar rreziqet e lidhura me klimën, duke siguruar kështu stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit tonë financiar. Krahas implementimit të strategjisë klimatike, do të vazhdojmë dhe rrugën drejt modernizimit dhe digjitalizimit të tregut e sistemeve të pagesave. Këto nisma do të shërbejnë njëherazi si shtysë në përpjekjet tona drejt mbledhjes së të dhënave të mjaftueshme dhe ndërtimit të modeleve empirike, por dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rreziqet e lidhura me klimën brenda ekosistemit tonë financiar”, u shpreh Sejko në konferencë me Bankën Botërore. 

Guvernatori Gent Sejko në konferencë me përfaqësuesit e Bankës Botërore u shpreh se rreziqet që vinë nga ndryshimet klimatike janë më të prekshme për 3 sektorë kryesor të ekonomisë.

“Ndryshimet klimatike nuk përbëjnë më një kërcënim të largët, por janë realiteti ynë i tanishëm, i shprehur nëpërmjet ngjarjeve të paparashikuara të motit, probabiliteteve të rritura dhe të intensifikuara të fatkeqësive natyrore dhe deri në rritjen e impaktit negativ në bujqësi, turizëm dhe infrastrukturë”, tha Sejko.

Guvernatori ju bëri thirrje bankave në vend që të jenë të përgatitura për sfidën që paraqet klima për sistemet financiare.

“Ndryshimet klimatike ushtrojnë presion të konsiderueshëm edhe në stabilitetin e sistemeve tona financiare. Është mëse e qartë që sektori ynë financiar nuk mund të operojë i izoluar nga këto sfida. Ndërsa synojmë t’i bëjmë aktivitetet tona të qëndrueshme dhe të mbrojmë stabilitetin financiar, ne nuk duhet dhe nuk mund të neglizhojmë praninë e rreziqeve nga ndryshimet klimatike. Sektori bankar, si gur themeli i ekonomisë sonë, duhet të rrisë rezistencën jo vetëm ndaj goditjeve financiare tradicionale, por edhe ndaj forcës të paparashikuar të fenomeneve klimatike. Për të vazhduar rrugën e rritjes së qëndrueshme, bankat tona duhet të menaxhojnë në mënyrë të vazhdueshme rreziqet që lidhen me klimën dhe të realizojnë investime që përputhen me përgjegjësinë mjedisore për të ruajtur ekosistemet, mikroklimat dhe burimet e tjera jetësore në nivel vendi”, tha Sejko.

Ndërsa drejtori i Bankës Botërore për Shqipërinë Emanuel Salinas tha se Shqipëria duhet të rrisë investimet për të përballuar rreziqet natyrore, ndërsa sektori i turizmit, bujqësisë dhe infrastrukturës duhet të parapërgatitet për të zbutur ndikimet negative.

“Shqipëria është mjaft e ekspozuar nga ndryshimet klimatike. Ky ndryshimi i klimës do të vij duke u forcuar dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këto ndryshime që na prekin. Ne duhet të përdorim instrumentet financiar dhe kapacitetet për tu siguruar që kemi bërë investimet e mjaftueshme për ti bërë ballë këtyre rreziqeve. Shqipëria e ka ruajtur stabilitetin financiare pas goditjeve që ka marrë. Turizmi, infrastruktura dhe bujqësia duhet të ndërgjegjësohen dhe të jenë më aktiv përballë ndryshimeve klimatike për të zbutur sa më shumë ndikimet negative”, tha drejtori i Bankës Botërore për Shqipërinë Emanuel Salinas.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

12 October, 2025
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

12 October, 2025
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

12 October, 2025
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

12 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result