“Pushimi juaj, jeta jonë – kthehuni.” Ky është mesazhi i pikturuar në një shesh në qytetin bregdetar të Newport, Pembrokeshire.
Vendasit janë të zemëruar sepse pronarët e shtëpive të dyta dhe pushuesit po udhëtojnë këtu për tu izoluar në fshat. Këshillat e zyrtareve janë të shmangin udhëtimet jo thelbësore dhe qeveria Uellsiane sapo ka urdhëruar kampe, parqe karavanësh dhe hyrjet në male të caktuara të mbyllen.
Përqindja e të moshuarve këtu është më e lartë se mesatarja kombëtare.
Ka shtatë shtretër të kujdesit intensiv në spitalin më të afërt, Withybush General, sipas një dokumenti të vitit 2016. Withybush është gjysmë ore larg. Bordi lokal shëndetësor thotë se po punon me NHS Wales për të rritur numrin e shtretërve dhe ventiluesve. Por ky është spitali kryesor në Pembrokeshire – dhe i shërben popullatës së rrethit prej 125,000.