Budina: Më kanë ardhur kërcënime, zjarri që do ndezin do iu djegë shtëpitë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas takimit që zhvilloi me liderin e PD-së Lulzim Basha, regjisori, Edmond Budina Regjisori deklaroi se artistët dhe qytetarët do të reagojnë me çdo mjet kundër vendimit për ta kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Ai shtoi se kishte marrë kërcënimenë rrjetet sociale dhe theksoi se teatri nuk as nga PD, as nga LSI, e as nga opozita por nga dinjiteti i qytetarisë shqiptare.

“Keni dëgjuar gënjeshtër, që kryetari i bashkisë shpif dhe gënjen. Sot më kanë ardhur kërcënime nga njerëz anonim që në fotografinë e tyre kishin Al Capone. Këto kërcënime t’i mbajnë për veten e tyre dhe për kryetarët e bashkive. Ata janë me profile false. Me ne nuk do të luaj askush. Zjarri që do të ndezin ata, do të djegë shtëpitë e tyre. Thirrini mendjes, mos bëni marrëzira. Populli i Tiranës do të jetë atje. Ne jemi qytetarë të lirë që nuk bëjmë pjesë në asnjë pati politike. Në këtë rast nuk mbrohet as nga PD, as nga LSI, e as nga opozita. Por mbrohet dinjiteti i qytetarisë shqiptare. Tregimi i forcës prej tyre, tregon se jemi në shtet dhune. Gjithçka është në dorën e pushtetit. Ky është moment tepër i vështirë. Ne do të reagojmë sipas reagimit që do të bëjnë ata.”, tha ai.

Share This Article