• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Bugajski: Kosova mund të mashtrohet në dialogun me Serbinë

Bugajski: Vuçiq dha paralajmërim të mbuluar se Kosova mund të pushtohet nga trupat serbe

by albnews
23 November, 2020
in Kosova
0
1
VIEWS

Janusz Bugajski, analist amerikan, që njeh mirë zhvillimet në Ballkan, thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuciq, ka dhënë paralajmërim të fshehur se Kosova mund të pushtohet nga trupat serbe.

Sipas Bugajskit, ky paralajmërim u dha duke e lidhur çështjen e Kosovës me atë të rajonit të Karabakut, që u mor nga Azerbajxhani. Megjithatë, ai thotë se rasti i Kosovës nuk është i ngjashëm me atë të Karabakut.

Shkrimi i plotë i Bugajskit, i botuar në DITA

Rimarrja e rajonit të Karabakut nga ushtria e Azerbajxhanit prej Armenisë i ka hapur rrugën një stuhie zemërimi dhe ambiciesh në lindjen e Evropës.

Në Ballkanin Perëndimor, kjo mund të ripërtërijë aspiratat e qeverisë serbe për të ripushtuar Kosovën, ndërsa në Gjeorgji, Ukrainë dhe Moldavi kjo mund të konsolidojë bindjen se territoret e pushtuara aktualisht nga Rusia, në fund të fundit, do të rifitohen.

Përkundër paralajmërimit të mbuluar të Presidentit serb Aleksander Vuçiç se Kosova mund të pushtohet sërish nga trupat serbe, rasti i Kosovës është më pak i ngjashmi me atë të Karabakut. Në vend që kërcënimet dhe krahasimet e Vuçiç thjesht të hidhen poshtë, deklarata të tilla kanë nevojë për një shqyrtim të kujdesshëm, nëse duam që të kuptohen mësimet (e marra) nga Karabaku.

Si Kosova ashtu edhe Karabaku ishin rajone autonome brenda republikave – përkatësisht Serbisë dhe Azerbajxhanit – që ishin të varura nga struktura më të mëdha shtetërore – Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik. Kur këto u shpërbënë, u shfaqën dallime të shumta e thelbësore midis dy rajoneve, nëse merret për bazë natyra e luftës dhe përgjigjja ndërkombëtare.

Forcat armene dëbuan ose zhvendosën mbi 800,000 civilë azeri nga Karabaku e rajonet fqinje dhe krijuan aleancë ushtarake me Rusinë për të mbajtur territoret e okupuara. Krejt e kundërta ka ndodhur në Kosovë, ku, gjatë rënies së Jugosllavisë, forcat qeveritare serbe dëbuan ose zhvendosën gati një milion të shumicës shqiptare së popullatës dhe pretenduan që territori ishte Serbi. Një qeveri që dëbon dhe vret një grup etnik në një rajon të caktuar, në të cilin ata janë shumicë, e dëmton legjitimitetin e vet për ta kontrolluar atë popull ose territorin e tij.

Po aq e rëndësishme është se një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO ndërhyri në Kosovë për të parandaluar vrasjet e mëtejshme në masë dhe dëbimet dhe i dha fund kontrollit shtypës të Beogradit. Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës u njohën nga mbi njëqind vende, përfshirë të gjithë anëtarët e NATO-s, përveç katër (shteteve). Vendi ka krijuar institucione demokratike të monitoruara nga afër prej institucioneve ndërkombëtare dhe po ndërmerr hapat e parë drejt pranimit në BE. Krejt ndryshe me Karabakun që asnjë vend nuk e pat njohur si shtet të pavarur, madje as Armenia apo Rusia, dhe ku asnjë forcë paqeruajtëse ndërkombëtare nuk u lejua të hynte.

Tre mësimet kryesore që dalin nga lufta e Karabakut mund të zbatohen në mënyrë më të frytshme në territoret e marra prej Moskës nga Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina: status quo janë të përkohshme, paqeruajtësit rusë janë të dëmshëm dhe marrëveshjet për statusin përfundimtar janë thelbësore.

Një status quo nuk zgjat pafundësisht, veçanërisht nëse dy protagonistët insistojnë në zgjidhje diametralisht të kundërta. Termi “konflikt i ngrirë” është një keqinformues. Më saktë, këto janë konflikte të pazgjidhura, negociatat për të cilat bllokohen ose devijohen qëllimisht nga njëra prej palëve dhe ndërmjetësimi ndërkombëtar është i dobët ose sporadik. Negociatat mbi rajonin e Transnistrisë së Moldavisë, Donbasit në Ukrainës, Abkazinë dhe Osetinë e Jugut të Gjeorgjisë, si edhe për Karabakun e Azerbajxhanit nuk u zgjidhën pas luftërave dhe okupimeve fillestare, duke rritur kështu perspektivat për rishpërthim.

Një mësim i dytë themelor është se paqeruajtësit rusë dobësojnë thellësisht shtetin pritës. Ato jo vetëm që pengojnë kontrollin mbi territore nga kryeqyteti i dobësuar, por, gjithashtu, përdoren për të legjitimuar grupimet separatiste, për të krijuar autoritete paralele, për të ndarë institucionet shtetërore, për të ushtruar presion mbi qeverinë qendrore dhe për të bllokuar vendin në përparimin e tij drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Forcat ruse në rajonin e Transnistrisë të Moldavisë janë një shembull i mirëfilltë. Moska ka llogaritur që vendosja e forcave të saj në Karabak do t’i ofrojë një ndikim më të madh në kufizimin e aspiratave perëndimore të Azerbajxhanit, teksa mban dominimin e saj mbi Armeninë.

Një mësim i tretë nga Karabaku është se territoret e ndara gjatë luftërave kërkojnë legjitimitet ndërkombëtar në lidhje me statusin e tyre përfundimtar, në mënyrë që të garantojnë pavarësinë dhe sigurinë e tyre. Kosova është shembulli më i qartë i një rruge relativisht të shpejtë nga ndarja territoriale në shtetësi gjerësisht të njohur, përtej kundërshtisë së Serbisë. Megjithëse Kremlini është përpjekur të gjenerojë një rezultat të ngjashëm në Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, vetëm gjashtë vende, përfshirë vetë Rusinë, i kanë njohur ata si të pavarura; ata janë të përjashtuara nga organizatat ndërkombëtare; dhe Gjeorgjia është e vendosur t’i rimarrë. Po ashtu, aneksimi i plotë i gadishullit të Krimesë prej Ukrainës nga Rusia nuk njihet ndërkombëtarisht si legjitim.

Një mësim tjetër në arenën evropiane është se angazhimi i vazhdueshëm i BE dhe SHBA ka më shumë të ngjarë të zgjidhë konfliktin dhe të ofrojë siguri të qëndrueshme. Në të kundërt, Kremlini përllogarit që ndërmjetësimi i tij të çojë përpara ambiciet e veta strategjike duke krijuar “shtete të ngrira” që nuk mund të përparojnë drejt institucioneve ndërkombëtare. Megjithëse Azerbajxhani i ka rifituar territoret e tij përmes luftës, ai mund të bëhet më i varur nga Kremlini. Moska mbetet ndërmjetësuesi kryesor midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe paqeruajtësit rusë tani do të patrullojnë për një kohë të pacaktuar rajonin e rimarrë të Karabakut.

Previous Post

Njeriu që e vizitoi Kosovën bashkë me Biden, pritet ta udhëheqë politikën e jashtme të SHBA-së

Next Post

Ajsbergu me përmasa gjigante kërcënon me një katastrofë natyrore

albnews

albnews

Related Posts

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!
Kosova

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi
Kosova

Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

17 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Kosova

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Next Post
Ajsbergu me përmasa gjigante kërcënon me një katastrofë natyrore

Ajsbergu me përmasa gjigante kërcënon me një katastrofë natyrore

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4710 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM