Bujar Leskaj: Do votohet për fitoren e ndryshimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës, Bujar Leskaj, ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas Leskajt PD në këtë qark do të marrë 5 deri në 6 mandate ndërkohë sipas tij, edhe LSI do të dalë me 1 ose 2 mandate në qarkun e Vlorës.

Partia Demokratike a në Vlorë, i garanton vlonjatët se Edi Rama nuk do fitojë në Vlorë. Partia Demokratike Aleanca për ndryshim do marri 5-6 mandate. LSI 1 deri në 2. E deklarojë më përgjegjshmëri do jemi 6-7 mandate ne në Vlorë. Këtë e vendos qytetari vlonjat. E ndjejmë pulsin, ndershmërinë, varfërinë. Do votohet pro ndryshimit. Për fitoren e ndryshimit”, tha Leskaj.

Ndërkohë Leskaj i është përgjigjur edhe kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai është stërnip i Esat Pashë Toptanit.  Më tej Leskaj ka shtuar se nuk është serioze të flasësh për Ramën.

“Rama është kryetar i një sekti dhe nuk meriton përgjigje zyrtare. Përgjigjen do ja japë populli shqiptar, me 25 Prill. Jemi tek varri i Ismail Qemalit, që simbolizon luftën dhe përpjekjen shqiptare. Dhe të flasësh këtu për Edi Ramanë, stërnipin e Esat Pashë Toptanit nuk është serioze është turp për ne. Ne do vijmë përsëri tek varri i Ismail Qemalit. Do përulemi dhe do jemi të përgjegjshëm. Nëse do flasim për stërnipin e Esat Pashës, jam i bindur që të madhit Ismail Qemali, atit të Kombit do t’i lëvizin eshtrat. Lëreni nipin e Esat Pashës, Janë dy rrugë në Beograd që kanë emrin e dy tradhtarëve të kombit shqiptarë. Esat Pashë Toptanit dhe Koçi Xoxes. Që simbolizojnë koha ndryshe por të lidhura. Rruga e tretë do ta ketë emrin Edi Rama”, tha ai.

Share This Article