ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 12 hours ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 12 hours ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 12 hours ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 12 hours ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Bujar Nishani mesazh për demokratët: Opozita ka përballë një rregjim hibrid gangsterrësh

albnews by albnews
11 March, 2021
in Albania
0
Bujar Nishani mesazh për demokratët: Opozita ka përballë një rregjim hibrid gangsterrësh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-kreu i shtetit dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka dhënë reagimin e tij për herë të parë, pasi u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë.

Nishani ka bërë një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku shkruan se partitë politike ndërtuan ekipet dhe gjykuan se janë më të mirat e tyre.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Ai thotë se fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit do të jetë një betejë, pasi sipas tij, partitë e tjera të opozitës kanë përballë jo një kundërshtar politik por një rregjim hibrid gangsterësh, një bandë trafikantësh, jo vetëm substancash por edhe parash, influencash dhe pushtetesh.

Pavarësisht se nuk është në listat e PD-së, ai u ka dhënë disa këshilla demokratëve për fushatën e tyre me qytetarët shqiptarë.

Postimi i plotë:

Tashmë ekipet e kandidatëve të të gjitha partive janë caktuar. Partitë politike ndërtuan ekipet që gjykuan se janë më të mirat e tyre.

Fushata “de facto” ka nisur !

Përsëri (për fat të keq) nuk kemi e nuk do të kemi një garë elektorale klasike siç ndodh në vendet e tjera normale.

Fushata elektorale deri më 25 prill dhe vetë 25 prilli do të jetë një betejë, në kuptimin mirëfilli të fjalës.

Do të jetë një betejë, pasi Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës kanë përballë jo një kundërshtar politik por një rregjim hibrid gangsterrësh, një bandë trafikantësh, jo vetëm substancash por edhe parash, influencash dhe pushtetesh.

Nuk ka asnjë surprizë dhe në këto zgjedhje ashtu siç në 2015, siç në 2017, siç në 2019 !

Edi Rama është po i njëjti, ai që ka qenë në zgjedhjet e 2009 dhe ai që ka qenë në çdo palë zgjedhje më tej.

Shqiptarët e dinë mirë se tentakula të zeza krimi dhe korrupsioni edhe këtë herë përpiqen të fshihen brenda një guacke e cila tentohet tu paraqitet shqiptarëve e kamufluar me “tatutë” e imazhit të 5-6 zonjave që nuk kanë asnjë lidhje me politikën apo legjislativin, përveçse janë detyruar të përdoren si fasadë mbulesë e rregjimit të gangove.

Kush nuk e kupton këtë situatë është i gabuar dhe jashtë realitetit.

Por këtij realiteti nuk mundet ti ikësh, nuk mundet as ti fshihesh.

Ka vetëm një alternativë ! Betejë !

Beteja me të keqen nuk është e lehtë por ajo është Mision.

Për këtë kërkohet ; forcë, energji, besim, aleancë e gjërë me qytetarët, gjithpërfshirje, optimizëm, frymë fitoreje !

Kandidatët e Partisë Demokratike tani duhet të ndezin të gjithë motorrët.

Beteja zhvillohet 24//24, 7 ditë të javës, çdo minutë e sekondë me njerëzit e mes njerëzve.

Çdo aktivist demokrat por edhe çdo qytetar duhet të dijë vendin e tij/saj, sot në betejë e nesër në paqe.

Qytetarët duhet të kuptojnë e besojnë se ku është dhe si do të realizohet interesi i tyre.

Kandidatët e PD duhet të dinë se fjala apo koncepti “interes” nuk është një koncept apo fjalë “e keqe”.

Interesi është, punësimi, bisnesi, prona, drejtësia, spitali, shkolla, ekonomia, mirëqënia e fëmijve e plot të tjera, për çdo qytetar e familjet e tyre !

Zyrat elektorale të Partisë Demokratike, duhen hapur menjëherë tashmë në çdo bllok banimi në qytete e në çdo fshat në zonat nivel komune.

Urgjente është ngritja piramidale e shtabeve elektorale duke nisur nga shtabi qëndror i degës së PD deri tek shtabi elektoral për çdo qendër votimi, listat e votuesve në nivel Qendër Votimi duhet të njihet nominalisht nga aktivistët e terrenit përgjegjës për atë territor përkatës.

Kandidatët e PD kanë detyrën e përcjelljes së mesazheve programore e qeverisëse tek qytetarët sa më thjeshtë, të përmbledhura dhe lehtësisht të kuptueshne.

Gjuha “e drunjtë” dhe “stërholluar” nuk ngjall as kureshtje dhe nuk merr as vëmendje nga qytetarët.

Simbioza e “betejës” është aftësia e ndërlidhjes ; kandidat-qytetar, komunikim-mirëkuptim, thjeshtësi-seriozitet.

Beteja është Përgjegjësi dhe Art.

Arti duhet shpalosur me të gjithë kapacitetin e mundshëm, përgjegjësia duhet ndjerë në të gjithë thellësinë që përmban.

Kjo përmbushje do na çojë në fitore pa asnjë dyshim sado manipulative dhe xhahile të jetë banda hibride e gangsterrëve përballë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result