Bujar Osmani mohon se do të ketë shumicë të re parlamentare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani duke komentuar zërat se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të ketë shumicë të re parlamentare, ka deklaruar se nuk ka kohë për t’u defokusuar me çështje të tilla.

Ai tha se kjo nuk është as në interes të qytetarëve, ngase sipas tij atyre u interesojnë realizimi i projekteve.

Osmani tha se shumica parlamentare është stabile dhe se bashkëpunimi është I ngushtë.

“Kemi besim të ndërsjellë dhe kemi agjendë shumë të ngjeshur dhe realisht edhe nuk kemi kohë për t’u defokusuar me çështje të tilla të cilat nuk janë në interes të qytetarëve. Unë mendoj se qytetarëve u intereson se a po realizohen projektet, të cilat u janë premtuar atyre dhe çfarë projekte po premton si alternativë opozita. Nuk mendoj se për qytetarin, lojërat politike të shumicave në parlament kanë ndonjë domethënie. Ashtu që, edhe ne do të fokusohemi te interesi i qytetarëve, realizimi i projekteve”, u shpreh Osmani.

Përndryshe ka disa ditë me radhë që përfaqësues të VMRO-së thonë se Qeveria Zaev e ka humbur shumicën dhe se do të ketë shumicë të re parlamentare.

Share This Article