Bujar Osmani shqiptari i parë në krye të diplomacisë, së Maqedonisë së Verit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësi i partisë shqiptare BDI, Bujar Osmani prej sot zyrtarisht nis detyrën e re të ministrit të jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në fejsbuk, Osmani ka shkruar se shqiptarët sot po bëjnë historinë në Maqedoninë e Veriut, ku për herë të parë po udhëheqin me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ja çfarë shkruan ministri i jashtëm Bujar Osmani:

Sot shënojmë edhe një pjesë të historisë sonë të re! Nga ky moment, me këtë betim, unë marr detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si shqiptari i parë që vjen në këtë pozitë.

Sigurisht që është një sukses i madh me të cilin thyejmë stereotipet e ngurtësuara, por gjithashtu një përgjegjësi shtesë për mua që të justifikoj këtë besim, duke punuar sinqerisht dhe me përkushtim ndaj interesave tona të përbashkëta: anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thellimi i marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik SHBA-të dhe aleatët e tjerë të NATO-s, kultivimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe përfaqësimi dinjitoz i Republikës së Maqedonisë së Veriut në botë.
Na qoftë me fat!”, ka shkruar Osmani, i cili në Qeverinë e fundit ka kryer detyrën e zëvendëskryeministrit për integrime evropiane.

Share This Article