Bukuritë e peizazhit të parkut Divjakë-Karavasta tërheqin turistët nga Dubai

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është shndërruar në një destinacion të preferuar për argëtim, qetësi dhe pushim në këtë fillimvjeshte dhe kryesisht nga turistë të huaj.

Këto ditë ishin turistë nga Dubai që zgjodhën Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Lajmi bëhet i ditur nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Qarku Fier e cila informon se turistë nga Dubai ishin të interesuar për të njohur bukuritë e Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta.

“Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një ndër destinacionet më të kërkuar nga turistët e huaj. Sot, ishim me turistë nga Dubai, të cilët ishin shume të interesuar për t’u njohur me vlerat natyrore të  Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta”, thuhet në njoftim.

Përveç natyrës, parku kombëtar u ofron qytetarëve edhe “shoqërinë” e specieve të rralla dhe të veçanta që ndodhen në këtë park si pelikanët kaçurrel apo edhe gjitari globalisht i kërcënuar lundërza (Lutra lutra), çakalli, dhelpra, baldosa, dallëndyshet e detit por edhe disa lloje të rralla pishash.

Në parkun kombëtar Divjakë Karavasta gjenden edhe delta lumenjsh, laguna, duna ranore dhe bimësi e rrallë çka e bën këtë park një ndër më të rëndësishmit në Mesdhe./ATSH/

Share This Article