Bukuritë natyrore të Matit, destinacion për t’u vizituar nga turistët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Bukuritë natyrore të Matit, e kanë kthyer atë në një destinacion për t’u vizituar në çdo stinë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga disa prej destinacioneve kryesore për t’u vizituar në Mat.

“Mirëmengjes dhe me bukuritë e Matit, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha Rama.

I përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor, familjar, kulturor e historik, zona e Matit ofron po ashtu mundësi të shumta edhe për aktivitete të ndryshme në natyrë.

Ulëza, Bushkashi, Kanioni i Urakës, Lumi Mat, Kalaja ilire e Stelushit, Shpellat e Bruçit, Varri i turkut, Kisha e Shën Trinisë, Kisha e Shën Mërisë, Parku Qafështamë, Madhesh, Burimi i Shutrrejës, Parku Kombëtar Zall-Gjocaj, Guri i gjatë, Macukull, Mali i Dejës, Liqenet e Balgjajt, Kalaja ilire e Xibrit, Shtëpia e Pjetër Budit, Kalaja e Petralbës, Ura e Vashës, Guri Nuses, Kurdari, janë vetëm disa nga vendet që tërheqin vëmendjen e vizitorëve./ATSH/

https://www.facebook.com/watch/?v=324530389375603
Share This Article