Trajneri
i përkohshëm i kombëtares shqiptare të futbollit, Ervin Bulku u shfaq në
konferencën për shtyp, në prag të takimit ndaj Andorrës, i vlefshëm për
kualifikueset e Euro2020.
Ndeshja me Andorrën?
Duke qene pranë skuadrës, mendoj që duhet ta harrojmë atë ndeshjen me Turqinë. Kjo ndeshje duhet fituar patjëter. Duhet të fillojmë qysh nesër dhe të vazhdojmë rrugën tonë.
Çfarë emocioni dhe çfarë përgjegjësie keni në këtë sfidë, a është thikë më dy presa?
Detyra ime është të fitojmë ndeshjen, bashkë me lojtarët sepse vetëm nuk e arrijë dot. Padyshim që është një përgjegjësi e madhe që më ka dhënë Federata.
Kthehesh pas 17 vjetësh, por tani si trajner?
Ndryshimi është që kjo ndeshje duhet të fitohet me patjetër dhe jam i bindur që nuk do të ndodhë më ai gabim.
Cila është gjendja e Sadikut dhe Balajt? Mund të luajnë të 2 bashkë?
Ngelet për t’u parë mbas stërvitjes së fundit dhe pastaj mund të vendosim. Padiskutim që mund të luajnë bashkë.
Cila është gjendja psikologjike e lojtarëve?
Jemi munduar që të harrojmë sa më shpejt humbjen. Gjendja është shumë e mirë, jemi përgatitur vetëm për ta fituar këtë ndeshje.
Panucci deklaroi se këta janë lojtarët… Besoni se ky grup mund të japin më shumë?
Është e vërtetë që këta janë lojtarët. Këta janë lojtarët që kanë bërë të lumtur shqiptarët kur shkuan në Francë. Kam bindje të plotë se mund ta kalojnë këtë moment.
Koincidenca ndaj Andorrës me trajnerët shqiptarë?
Unë jam trajneri i ekipit në këto momente që po flasim. Do mundohem të bëjë maksimumin në këtë detyrë. Trajneri me karrierë shumë të gjatë ëndërrojnë të jenë në Kombëtare. Kurse mua ma dha fati dhe Zoti këtë mundësi. Uroj që të fitojmë nesër dhe unë të kem një rezultat pozitiv si trajner i Kombëtares”, tha Bulku.