Bullgaria aprovoi nënshkrimin e Protokollit për pranimin e Maqedonisë në NATO

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria bullgare sot dha dritë të gjelbër për nënshkrimin e Protokollit për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO.

 

Qeveria në Sofje bëri të ditur se e ka autorizuar përfaqësuesin e Delegacionit të përhershëm të Bullgarisë në NATO ta nënshkruajë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fillim të javës paralajmëroi se nënshkrimi i Protokollit për bashkëngjitjen e Maqedonisë do të ndodhë shumë shpejt, ndërsa shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov deklaroi se pret që kjo të ndodhë brenda një apo dy javëve.

Integrimi i Maqedonisë në NATO, që ishte në ngecje pas vetos greke në samitin në Bukuresht në vitin 2008, është zhbllokuar me Marrëveshje e Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë, me të cilën iu dha fund kontestit 27 vjeçar me emrin e Maqedonisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply