Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me 170 vota për, 37 kundër dhe 21 abstenime, kuvendi bullgar sot ka larguar veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kështu Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar propozimin francez për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim teksteve të procesit negociues.

Kuvendi e autorizoi kryeministrin e shtetit Kiril Petkov që ta largoj veton për kornizën negociuese për Maqedoninë.

Me këtë vendim edhe ministrja për Punë të Jashtme në largim Teodora Gençovska ka marrë dritë jeshile që në emër të MPJ-së ta nënshkruaj Protokollin bilateral, të cilin së shpejti të dyja vendet duhet ta nënshkruajnë.

Share This Article