ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të BE-së përfshihet në rishikimin e Kodit Penal shqiptar, dënime të rënda për ata që ofrojnë apo kërkojnë favorizime 4 hours ago
Tokio në izolim për vizitën e Trump, 18,000 policë të mobolizuar, pranë ambasadës amerikane vendosen kufizime 4 hours ago
Eze nderon Arsenalin, Emery mposht Guardiolën, Bournemouth në vend të dytë 9 hours ago
Nga faqja në ekran, si shndërrohen librat në filma? 9 hours ago
Netanyahu mesazh të qartë ndërkombëtarëve: Izraeli nuk ka nevojë për miratim për të sulmuar armiqtë 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore

albnews by albnews
28 November, 2023
in Bota
0
Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari, raporton Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, vendimi u mor pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut – vendit që aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

RelatedPosts

Tokio në izolim për vizitën e Trump, 18,000 policë të mobolizuar, pranë ambasadës amerikane vendosen kufizime

Netanyahu mesazh të qartë ndërkombëtarëve: Izraeli nuk ka nevojë për miratim për të sulmuar armiqtë

Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit

Arsye e fluturimit është një takim i Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, 2023. Rusia është një nga 57 vendet anëtare të OSBE-së.

Prej se shteti rus ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, shumica e vendeve në Evropë – përfshirë Bullgarinë – kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke shprehur solidaritet me Ukrainën.

Ndalesa vlen për të gjithë avionët me licencë të lëshuar nga Federata Ruse. Perëndimi ka sanksionuar po ashtu zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Lavrovin.

Në njoftimin e lëshuar për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë tha se ka dhënë leje për fluturimin e një njësie speciale të aviacionit rus – përmes hapësirës ajrore të Republikës së Bullgarisë – për të transportuar një delegacion në një forum ndërkombëtar.

Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për këtë fluturim. Sipas njoftimit, autorizimi për Lavrovin bie nën përjashtimin e regjimit të sanksioneve të BE-së kundër tij dhe “nuk vlen për anëtarët e delegacionit të tij, të cilët janë gjithashtu të sanksionuar me ligjin aktual të BE-së”.

Më herët, Komisioni Evropian tha se Lavrov mund të udhëtojë në BE dhe në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se është i sanksionuar. Mbi 70 delegacione të vendeve anëtare dhe partnere të OSBE-së pritet të arrijnë në Shkup për takimin e kësaj jave.

Sipas Lavrovit, disa përfaqësues të vendeve perëndimore kanë kërkuar tashmë takime me të gjatë samitit.

“Tashmë ka disa kërkesa për takime – duke përfshirë edhe përfaqësues perëndimorë”, tha Lavrov, raporton Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë.

Në qershor të vitit të kaluar, vizita e Lavrovit në Serbi u anulua, sepse vendet e saj fqinje – Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – ndaluan fluturimin e avionit të tij në hapësirën e tyre ajrore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të BE-së përfshihet në rishikimin e Kodit Penal shqiptar, dënime të rënda për ata që ofrojnë apo kërkojnë favorizime

Korrupsioni i zyrtarëve të lartë të BE-së përfshihet në rishikimin e Kodit Penal shqiptar, dënime të rënda për ata që ofrojnë apo kërkojnë favorizime

26 October, 2025
Tokio në izolim për vizitën e Trump, 18,000 policë të mobolizuar, pranë ambasadës amerikane vendosen kufizime

Tokio në izolim për vizitën e Trump, 18,000 policë të mobolizuar, pranë ambasadës amerikane vendosen kufizime

26 October, 2025
Eze nderon Arsenalin, Emery mposht Guardiolën, Bournemouth në vend të dytë

Eze nderon Arsenalin, Emery mposht Guardiolën, Bournemouth në vend të dytë

26 October, 2025
Nga faqja në ekran, si shndërrohen librat në filma?

Nga faqja në ekran, si shndërrohen librat në filma?

26 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result