Bullgaria mbyll kufijtë, 277 raste të konfirmuar me koronavirus

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sofja zyrtare ka vendosur të ndalojë hyrjen në vend të qytetarëve nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë.

Ndalimi i mëparshëm i hyrjes në Bullgari për personat që vijnë nga shtete anëtare të BE-së dhe vendet e Shengenit mbetet në fuqi.

Këto janë: Italia, Spanja, Franca, Britania, Gjermania, Holanda dhe Zvicra, transmeton KosovaPress.

Ndalimi nuk vlen për shtetasit bullgarë dhe familjarët e tyre dhe personat që banojnë në Bullgari me një leje qëndrimi më të gjatë ose të përhershme.

Qytetarët e këtyre vendeve të BE-së dhe zonës Shengen dhe anëtarët e familjes së tyre u lejohet të kalojnë nëpër Bullgari gjatë rrugës për në vendin e tyre të vendbanimit.

Kufizimet nuk zbatohen për: profesionistë të shëndetit, studiues të shëndetit dhe specialistë të infermierisë; transportuesit e angazhuar në transportin e mallrave, ekuipazhet e avionëve të angazhuar në fluturime tregtare dhe personel tjetër të transportit, nëse është e nevojshme; diplomatët, punonjësit e organizatave ndërkombëtare, zyrtarët dhe punëtorët humanitarë ndërsa bëjnë punët e tyre; personat që udhëtojnë për arsye humanitare; shtetasit jo-BE të cilëve u lejohet të qëndrojnë në shtetin anëtar të BE për një kohë të gjatë dhe të kalojnë përmes Bullgarisë për t’u rikthyer në vendin e tyre të banimit.

Aktualisht janë 277 persona me koronavirus në Bullgari. Sipas informacioneve të fundit, 17 raste të reja midis moshës 19 dhe 67-vjeç janë regjistruar në vend.

Share This Article