Bullgaria në zgjedhje të parakohshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bullgarët zgjedhin sot një parlament të ri, për herë të dytë në pak më shumë se 100 ditë.

Zgjedhjet e reja në vendin më të varfër të BE-së u bënë të domosdoshme pas tre përpjekjeve të dështuara për të formuar një qeveri.

6,7 milionë votues tani do të vendosin nëse do të ketë një shumicë në parlamentin e Sofjes.

Një garë e fortë pritet midis partisë konservatore GERB të ish-kryeministrit Bojko Borisov dhe partisë populiste ”Ka një popull të tillë” (ITN) të artistit Slavi Trifonov.

Ish-partia në pushtet GERB ka të ngjarë të humbasë votat pas zbulimeve nga qeveria e përkohshme në lidhje me skandalet e pretenduara për korrupsion dhe keqadministrim.

GERB fitoi zgjedhjet e rregullta parlamentare më 4 prill, por nuk mund të gjente partnerë të koalicionit. Partia ITN nuk dëshironte të formonte një qeveri të pakicës.

Një parlament i fragmentuar me gjashtë apo edhe shtatë parti mund të dalë sërish nga këto zgjedhje.

Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Rezultatet përfundimtare zyrtare priten brenda katër ditë pas zgjedhjeve.11 korrik 2021, 17:21

Share This Article