Bulliqi: Çështja e definimit të kufirit Kosovë – Mali i Zi nuk ka përfunduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetar i Komisionit Shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, Shpejtim Bulliqi ka thënë se çështja e definimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka përfunduar.

Ai ka theksuar se pa u vendosur gurët në kufij dhe me pajtimin e të dyja palëve, nuk mund të quhet se ka përfunduar demarkimi i kufirit më Malin e Zi.

“Nuk mund të ketë vendosje të njëanshme të gurëve në kufij, kjo s’mund të ndodhë”, ka deklaruar Bulliqi në RTK.

Ai tha se Kosova ka mjaft fakte që dëshmojnë se është bërë gabim demarkimi i kufirit, dhe po pret që qeveria e re të ndërmarrë hapa konkret në mënyrë që të nis korrigjimi.

“Është një marrëveshje e cila e obligon rishikimin e kufirit”, deklaroi Bulliqi.

Ai tha se Kosova do të ketë mjaft punë edhe në demakrimin e kufirit me Serbinë, që është vija më e gjatë kufitare. Bulliqi shtoi se në këtë rast nuk do të duhet të ketë shumë komplikime, pasi Kosova ka mjaftueshëm fakte se ku është vija kufitare.

Share This Article