ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 12 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 12 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 13 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 13 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 16 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Bulliqi: Në LDK u linçova nga koka e partisë, në VV nuk kam shkuar për poste

albnews by albnews
16 August, 2019
in Kosova
0
Bulliqi: Në LDK u linçova nga koka e partisë, në VV nuk kam shkuar për poste
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, njëherësh ish deputet i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se puna e tij 29 vjeçare në LDK, ka bërë që të jetë ndër njerëzit e parë që ka kaluar në të gjitha proceset e formimit të kësaj partie.

Ai thotë se pavarësisht përkrahjes së elektoratit ai u linçua nga persona të caktuar brenda këtij subjekti.

RelatedPosts

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Bulliqi në Interaktiv thotë se aderimin e tij në Vetëvendosje përkon me programin e tyre, duke shtuar se kjo nuk është hakmarrje ndaj ish-subjektit të tij.

“Unë mendoj që kalimi im në LVV është një pozicion që gjatë gjithë kësaj kohe ka përkuar me programin e këtij subjekti”, thotë ai.

Ai tutje shton se ka raporte të mira me një numër të madh të personave në subjektet politike, duke shtuar se ka bashkëpunim edhe me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Ai thotë se është anëtarë i thjesht i VV-së, derisa ka theksuar se nuk ka shkuar për të marrë poste.

“Unë jam linçuar nga koka e LDK-së dhe jo nga të gjithë anëtarët e kësaj partie. Unë kam bashkëpunim shumë të mirë me kolegët deputet për shkak të qëndrimeve të përbashkëta”, tha ai.

Duke komentuar dorëheqjen e tij pikërisht në ditën kur u rizgjodh Isa Mustafa, ai thotë se nuk është pajtuar me procesin e brendshëm zgjedhorë brenda partisë.

“Unë kam shpresuar shumë që LDK do ta tregojë vetën dhe ta marrë timonin e drejtimit të saj, procesi zgjedhor ishte siç ishte, dhe unë e pash vetën që jam i tepërt aty dhe nuk mund të rri”, thotë ai.

Ai tutje ka thënë se nuk do t’i pengonte koalicioni mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Bulliqi ka thënë se Vetëvendosje ka struktura dhe njerëz të përgatitur.

Lidhur me komentin e Isa Mustafës rreth aderimit të tij në Vetëvendosje, ai ka thënë se mburret me punën e tij në komisionin për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

“Unë e kam kryer punën time profesionale për komisionin. Ai komision ende po vazhdon. Unë e kam dhënë premtimin dhe unë do ta mbaj. Komisioni ynë e ka bërë punën por janë institucionet që duhet t;i shtyjnë punët përpara”, ka thënë ai.

Bulliqi thotë se po presin nga Mali i Zi ta bëjë trupën punuese për demarkimin e kufirit

Ai thotë se lidhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi ka shumë fakte të reja që ai demarkim ishte gabim dhe se sipas tij, ato fakte janë në duart e institucioneve.

“Me qeverinë i kemi zhvilluar të gjitha këto bashkëpunime dhe i kanë të gjitha informacionet. Tash pritet që të zhvillohen bisedimet mes dy shteteve, pritet që të bëhet trupa punuese nga Mali i Zi e pastaj të ulemi në tavolinën e diskutimeve”

Ai thotë se kanë bërë përpjekje që këto dy trupa punuese të ulën dhe të bisedojnë.

“Marrëveshja thuhet se brenda dy viteve të fillohet dhe të bisedohet. Vetëm shënjimi mund të zgjatë një vit ose një vit e gjysmë por këto janë agjenda qeveritare dhe ne nuk mund të shtyjmë përpara agjendën. Ne e kemi gatishmërinë. Ne shumicën e punës e kemi në terren, e kemi mbulu thuajse 70% të punës edhe me Serbinë”, tha ai.


Bulliqi: Në demarkimin me Serbinë s’pres problem faktik e të terrenit, por politik

Shpejtim Bulliqi nuk pret që në demarkimin e kufirit mes Kosovës e Serbisë të ketë problem në aspektin e terrenit. Problem sipas tij mbetet vendimi politik për të shënjuar këtë kufi.

Kryesuesi i Komisonit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, që sot ka aderuar në Vetëvendosje pasi më parë kishte dhënë dorëheqje nga LDK-ja, ka thënë se kanë kryer rreth 70 për qind të punës në terren për kufirin me Serbinë.

“Kemi krijuar aspektin e grumbullimit të fakteve. Ju e dini që me Serbinë kemi pas një kufi administrativ, me një dallim nga Mali i Zi me të cilin kufiri ka qenë në nivel republike”, ka thënë Bulliqi në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se nuk ka dilemë që demarkimi i kufirit me Serbinë duhet të kryhet.

“Në aspektin e terrenit dhe fakteve, ka disa çalime, por nuk janë shumë të mëdha dhe mund të rregullohen. Në momentin që krijohet diposnimi mes dy shteteve mund të nisin punimet”, ka thënë Bulliqi. “Mendoj se do të ketë telashe në aspektin politik, duke pas parasysh politikën që Serbia udhëheq ndaj Kosovës”, ka thënë më tej ai.

Profesori i gjeografisë ka treguar se kufizimi i Kosovës me Serbinë ndodhë në 381 kilometër, që është vija më e gjatë kufitare që e ka Kosova me vendet fqinje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result