Gjatë ditës së sotme, Bundesliga gjermane do të vazhdoj me ndeshjet e javës së 28-të.
Sot do të luhen gjithsej katër ndeshje, ndërsa në mesin e tyre do të luhet edhe derbi për titull ndërmjet Dortmundit dhe Bayernit.
Ndeshja mes dy skuadrave që këtë vit synojnë trofeun e më të mirit në Gjermani, zhvillohet me fillim nga ora 18:30, ndërsa tri ndeshjet tjera do të luhen nga ora 20:30.Bayern Leverkusen do ta presë në shtëpi skuadrën e Wolfsburg, ndërsa Freiburg do të jetë mysafir i Eintracht Frankfurt.
Werder Bremeni i Rashicës, pas fitores javën e kaluar këtë javë do të ndeshet me skuadrën e Borussia Monchengladbach.