ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm 3 hours ago
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg! 3 hours ago
“Të plasi t*api!”/ Si e dirigjoi Balluku fituesin e tenderit të Unazës së Madhe 4 hours ago
Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund 4 hours ago
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Bundestagu Gjerman zgjat mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë

albnews by albnews
25 June, 2021
in Bota, Kosova
0
Bundestagu Gjerman zgjat mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputeti socialdemokrat i Bundestagut, Josip Juratoviç në fjalën e tij të fundit në Bundestag: Mos lejoni ballkanizimin e Evropës

Ushtarët gjermanë mund të qëndrojnë për së paku edhe një vit tjetër në Kosovë. Parlamenti gjerman vendosi natën duke u gdhirë e premtja, më 25 qershor 2021, ta vazhdojë mandatin e Bundeswehr-it në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë së Kosovës (KFOR) me kërkesë të Qeverisë Federale, në një votim me emër, me 468 vota pro, 127 kundër dhe katër abstenime. Votimi u bazua në një rekomandim të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe të Komisionit të Buxhetit. Ky i fundit kontrollon realizueshmërinë financiare të tij.

Fjalimi i fundit i Juratoviçit
Ndryshe nga debati i parë mbi KFOR-in, kur u parashtrua kërkesa e qeverisë gjermane, ndër folësit e kësaj radhe vetëm Josip Juratoviç ishte ndër njohësit e mirëfilltë të Ballkanit. Fjala e tij katërminutëshe ishte fjalimi i tij i fundit në Bundestag, prandaj deputeti socialdemokrat e shfrytëzoi atë për të drejtuar një kritikë në emër të politikave të BE-së ndaj Evropës Lindore. Ai e quajti gabim lejimin e krijimit të shteteve nacionale në Evropë, pa kërkuar prej këtyre zbatimin e Kartës së të drejtave të njeriut.

RelatedPosts

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Deutschland Josip Juratovic SPD Bundestagsabgeordneter
Josip Juratoviç, SPD

Elitat komuniste e nacionaliste që shkatërruan ish-Jugosllavinë për vite me radhë, nuk kanë aspak interes të jenë në Evropë, tha Juratoviç. Ato kanë gjetur një shembull që e përdorin si model, e ky është Orbani. Presidentin hungarez Juratoviç e quajti “trojanin e Kinës” në Evropë, që e përdor Ballkanin për çdo maskarallëk, tha Juratoviç duke marrë si shembull të ashtuquajturat “non papers”, të cilat, sipas Juratoviçit, “janë komplet në stilin e Orbanit”

Juratoviç kërkoi sistemin e heqjes së të drejtës së vetos në vendimarrjet e BE-së, duke paralajmëruar: “Kur një parti e vogël bullgare vendos për të ardhmen e Evropës, atëherë as Evropa nuk është shumë larg ballkanizimit”. 

Deri në 400 ushtarë 

Detyra kryesore e forcave të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it është të mbështesë zhvillimin e Kosovës në një vend të qëndrueshëm, demokratik, multietnik dhe paqësor. Misioni është në thelb i pakufizuar në kohë, por më 7 qershor 2000, Qeveria Federale siguroi në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme se do t’ia referonte çështjen Bundestagut Gjerman çdo dymbëdhjetë muaj për sa kohë zgjat mandati. Qeveria Federale do t’i japë përsëri Bundestagut Gjerman një mandat konstituiv për të zgjatur vendosjen nëse një nga grupet parlamentare dëshiron.

Zgjatja e fundit e mandatit të Bundeswehrit në KFOR u bë më 17 qershor 2020.Një vit më përpara, më 28 qershor 2019, ishte ulur kufiri i sipërm i numrit të ushtarëve që mund të vendoseshin në Kosovë nga 800 në 400. Ky kufi i sipërm do të vlejë edhe për mandatin e ardhshëm. Meqenëse situata e sigurisë është kryesisht e qetë dhe e qëndrueshme, numri i vërtetë i ushtarëve të vendosur është zvogëluar ndjeshëm në vitet e fundit. Por, nëse është nevoja, Bundeswehr-i mund të reagojë shpejt dhe në mënyrë fleksible ndaj një përkeqësimi të papritur të situatës.

Votimi u bë së bashku me zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë në kuadër të misionit UNIFIL të Kombeve të Bashkuara për të luftuar trafikun e paligjshëm të armëve në Liban. Qëllimi i misionit është që të japë një kontribut në stabilizimin e Lindjes së Mesme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

22 November, 2025
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

22 November, 2025

“Të plasi t*api!”/ Si e dirigjoi Balluku fituesin e tenderit të Unazës së Madhe

22 November, 2025
Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund

Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result