Bundestagu miraton masat e reja kundër Covid-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bundestagu ose dhoma e ulët e Kuvendit të Gjermanisë të enjten i miratoi porpozimet për masa të reja kundër pandemisë.

Këto propozime janë paraqitur nga tri partitë që po zhvillojnë bisedime për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar, SPD, FDP dhe të Gjelbrit, shkruan BBC.

Deputetët gjermanë votuan një grup masash, përfshirë kufizimin e qasjes në transportin publik dhe hapësirat e punës vetëm për personat e vaksinuar ose të testuar.

Të premten, masat duhet të miratohen edhe nga dhoma e lartë e Kuvendit të Gjermanisë ose Bundesrat-i.

Gjermania të enjten shënoi rekord të ri të rasteve me Covid-19 me mbi 65.000 infeksione të reja.

Share This Article