Bundestagu voton pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një debat për pak më shumë se gjysmë ore u zhvillua sot pasdite me propozimit të CDU-CSU-së dhe SPD-së, për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Deputetët gjerman kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimi ishte pro. Shqipërisë do t’i hapen negociatat.

365 deputetë gjermanë votuan për hapjen e negociatave për Shqipërinë, 188 kundër dhe 16 abstenime, ndërsa për Maqedoninë e Veriut 465 vota pro.

Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Ligi Soreca në një status në Twitter, si dhe komisioneri Johannes Hahn, postimin e të cilit ka shpërndarë Soreca.

“Bundestagu  votoi në favor  të hapjes së  negociatave  për Shqipërinë  dhe M.Veriut”, shkruan Soreca.

Share This Article