Bundeswehri me 4000 trupa shtesë në luftën kundër pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria gjermane do të mobilizojë mijëra trupa të tjera për të ndihmuar në luften kunder valës së katërt të infeksioneve Covid-19, aktualisht e ashpër ne pjese te ndryshme të vendit.

“Deri të martën, 8 000 trupat e angazhuar aktualisht në ndihmë të autoriteteve do t’u bashkohen edhe 4 000 trupa të tjera”, njoftoi Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Komandanti i Territorit Kombëtar, gjenerallejtnant Martin Schelleis, tha se përballja me pandeminë ishte përparësia kryesore e vendit.

“Të gjithëve u kërkohet ta bëjnë këtë, përfshirë Bundeswehr-in. Ne do të ofrojmë mbështetje në këtë emergjencë për aq kohë sa të kemi nevojë”, tha ai.

Share This Article