Burg për politikanin e lartë austriak, favorizoi klinikën private kundrejt rryshfetit 10 mijë euro

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykatat austriake kanë dënuar me 15 muaj burg për akuzën e korrupsionit me paratë e taksapaguesve austriakë. Ishte një video ku ai fliste për favore politike ndaj një gruaje që hiqej si mbesa e një oligarku rus që solli hetime intensive të prokurorëve austriakë për shumë zyrtarë, por që e ccoi edhe vendin në zgjedhje të reja sepse u prish koalicioni.

Favorizimi i një klinike mjekësore në dëm të parave të taksapaguesve austriakë ka dërguar pas hekurave politikanin e lartë austriak, ish-zv\kancelarin Shtrahe.

Ish-zëvendëskancelari i Austrisë dhe  politikani i së djathtës ekstreme Heinz-Christian Strache u shpall fajtor këtë të premte me akuzën e korrupsionit. Gjykata e dënoi politikanin sepse kishte pranuar një donacion prej 10 mijë eurosh për partinë kundrejt favoreve politike për pronarin e klinikës që bëri donacionin.                     

Prokurorët argumentuan se donacioni ishte një përpjekje për të favorizuar një ndryshim në ligj, në mënyrë që të lejohej që drejtuesi i klinikës të ngarkonte kostot e trajtimit mjekësor drejtpërdrejt në fondin austriak të sigurimeve shëndetësore publike. 

Ka qenë një video e publikuar nga gazetat gjermane për favore politike në këmbim të financimeve politike që ka sjellë hetime të thella të prokurorëve austriakë.

E emërtuar çështja “Ibiza”, sepse përgjimi ishte bërë në ishullin Ibiza, politikani i lartë shfqej duke i ofruar ndihmë një gruaje që paraqitej si mbesa e një oligarku rus dhe donte të jepte donacion për fushatën e partisë së ekstremit të djathtë në Austri, që ishte drejtuar prej 14 vjetësh nga Shtrahe.

Kaq mjaftoi që të prishej koalicioni konservator në 2019-ën, vendi të shkonte në zgjedhje dhe prokurorët të nisnin hetime intensive për shumë zyrtarë të lartë austriakë.

Strache u shpall fajtor këtë të premte për korrupsion ndërsa prokurorët ngritën akuza edhe për udhëtimet e pretenduara të bëra nga Strache në ishullin grek të Korfuzit pasi u bë zëvendës-kancelar.

Share This Article