Burgim i përjetshëm për infektimin e qëllimshëm me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shteti verior në Indi Uttar Pradesh ka miratuar një ligj  që parashikon dënim të përjetshëm për këdo që shkakton vdekjen e dikujt tjetër duke e infektuar atë qëllimisht me Covid-19.

Ligji parashikon dënimin me nga dy deri në pesë vjet burgim për infektimin e qëllimshëm me Covid-19 dhe nga shtatë vjet në burgim deri në burgim të përjetshëm për këdo që shkakton vdekje përmes infektimit të qëllimshëm me Covid-19, bashkë me gjobë nga 3,970 deri në 6,610 dollarë.

Ky ligj i përkohshëm u ndesh me shumë kritika nga ekspertët e shëndetësisë dhe ato ligjorë, si ligj në përpjestim të zhdrejtë më dëmin e shkaktuar.

Por qeveria këmbënguli për të përditshmen, Times of India, se ashpërsimi i dënimeve ka për qëllim inkurajimin e njerëzve për të raportuar nëpër agjenci nëse dyshojnë se janë të infektuar me Covid-19.

Sipas shifrave zyrtare, në Indi janë regjistruar më shumë se 38 mijë të infektuar dhe afro 1900 viktima.

Share This Article