Burgoset opozitari turk me akuzën për spiunazh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet turke kanë arrestuar njërin prej liderëve të opozitës tuke, Metin Gurcan.

Ai akuzohet për “spiunazh politik dhe ushtarak”, njoftoi gazeta Hurriyet.

Thuhet se ky ushtarak në pension dhe një nga themeluesit e Partisë opozitare për Demokraci dhe Progres (DEVA), ku kryetar është ish-bashkëpunëtor i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Ali Babacan, do të jetë në paraburgim deri në përfundim të gjykimit.

Gurcan akuzohet se ka shitur informacione të supozuara sekrete diplomatëve të huaj, të cilat ai e refuzoi në seancë.

Sapo prokuroria të konfirmojë aktakuzën, gjykata pritet të marrë vendim për caktimin e gjykimit. 

Share This Article