Burime nga takimi Escobar-Basha: Do të ketë të tjerë politikanë që do të shpallen non grata

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në takimin me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, mësohet se ka folur edhe për shpalljet non grata.

Sipas burimeve nga takime, bëhet me dije se Gabriel Escobar ka dhënë mesazhe të rëndësishme sa i takon strategjisë së SHBA në luftën ndaj korrupsionit.

Mësohet që  Escobar ka paralajmëruar se do të ketë sërish vendime për të shpallur ‘non grata’ persona të tjerë në radhët e politikës shqiptare, përpos atyre që janë shpallur tashmë.  

Zyrtari i lartë amerikane, Gabriel Escobar erdhi në Tiranë vetëm 2 ditë para kuvendit kombëtar të PD-së së thirrur nga Sali Berisha./Ora News/

Share This Article