Burrel/ I ikën patrullës dhe kundërshton me forcë efektivët, arrestohet emigranti nga Anglia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i ri shqiptar me banim në Angli është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi ka tentuar t’i ikë një postblloku të ngritur në qytetin e Burrelit.

22-vjeçari është larguar me shpejtësi, duke bërë që patrulla të vendoset në ndjekje dhe ta arrestojë më pas.

Gjatë momentit të ndalimit, i riu që drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka kundërshtuar po ashtu me forcë efektivët e policisë.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 22 vjeç, banues në Angli, pasi teksa drejtonte automjetin, në qytetin e Burrelit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka kryer manovra në rrugë. Shërbimet e Policisë, pasi janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e 22-vjeçarit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.Njoftimi i policisë

Share This Article