Burri dhunon për vdekje bashkëshorten, gruaja ndërron jetë tek Trauma

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij.

64-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda të shkaktuara nga dhuna.

E.D. është arrestuar nga policia e Vlorës, ndërsa ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre.

“Policia Vlorë  arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, sipas njoftimit të policisë.

Share This Article