Burri gjen thesarin 1500-vjeçar sapo bleu pajisjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë në Danimarkë bleu një pajisje për kërkim të metaleve dhe doli “në gjueti” për të zbuluar thesarin.

Sipas Euronews, sapo ndezi pajisjen ai zbuloi një sasi të madhe ari që mendohet të jenë artefakte 1500-vjeçare dhe i përkasin periudhës së para vikingëve.

Ole Ginnerup Schytz iu deshën vetëm disa xhiro në fushën e ish-shokut të klasës në Jelling të Danimarkës, për të bërë zbulimin e jetës.

Detektori i metaleve nisi të bënte zhurmë dhe pas gërmimeve ai gjeti 22 artefakte ari që së bashku peshonin 1 kg.

Share This Article