Burri i motrës e shkarkoi nga puna, shqiptari futet në kompani dhe i shkatërron kamionët! 15 mijë euro dëm dhe… përfundon pas hekurave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Treviso të Itali, ku një 36-vjeçar shqiptar ka shkatërruar kamionët e kompanisë së kunatit të tij, nga inati pasi ky i fundit e pushoi nga puna.

“Corriere” shkruan se shqiptari u fut në kompani teksa kunati i tij ndodhej me pushime, dhe me një çekiç i shkatërroi makinat e punës, duke shkaktuar një dëm prej 15 mijë eurosh.

Kur mendoi se ‘misioni’ e tij kishte mbaruar, ai u përpoq të ikte nga rruga që kishte ardhur. Megjithatë, një kalimtar e pa duke hyrë në kompani dhe telefonoi policinë.

Teksa shqiptari tentoi të largohej, ai u vu në pranga nga policia.

I kontaktuar nga policia, pronari i kompanisë tha se kunati i tij (vëllai i gruas) ishte ‘xhindosur’, pasi e kishte shkarkuar nga puna pak kohë më parë.

Share This Article