Burri i pastrueses që vodhi mbi 400 mijë euro: Nuk kam qenë në dijeni për ngjarjen, jam 25 vite i martuar me të

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rezarta Dobi ka folur pasi gruas së tij iu sekuestruan mbi 400 mijë euro të cilat i kishte vjedhur në shtëpi të ndryshme të Tiranës.

Me lot në sy ai shprehet se nuk ishte në dijeni për veprimet që bënte gruaja, ndërsa shton se gjendja e tyre ekonomike ishte shumë e mirë.

Ai tha se nuk di asgjë në lidhje me vjedhjet që ka bërë gruaja së bashku me djalin e tij.

“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan…”.

“Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, i vrasë të gjithë.  Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marrë pension të mirë. Kam punuar vet polic”, thotë Spartak Dobi për euronewsal.

Share This Article