Një person i veshur i gjithi me të zeza hapi zjarr në një shkollë artesh në St. Louis duke vrarë një grua dhe një adoleshente, përpara se të ekzekutohej nga policia.
Në orët e para të mëngjesit, agresori rreth 20 vjeç, hyri në Gjimnazin e Arteve në St.Luise, duke ulëritur se do të vriste këdo që do të gjente përpara.
Një nga dëshmitaret në këtë ngjarje tregon se autori hyri në zyrën e një prej mësueseve dhe qëlloi 4 herë, duke përsëritur herë pas here frazën se nuk do të kursente askënd nga plumbat.
Policia nuk ka qenë e qartë në raportimin e saj për mënyrën sesi agresori arriti të futej brenda në shkollë.
Madje drejtuesit e saj thane para gazetarëve se ishin 7 roje të armatosura në vendngjarje dhe pranuan se ata e panë të armatosurin duke u përpjekur të hynte nga një derë e mbyllur, por që nuk arritën ta ndalnin atë të merrte dy jetë të pafajshme.