Burri me thikë në dorë tenton të rrëmbejë vajzen që po priste autobusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia amerikane ka publikuar pamjet e një tentative rrëmbimi në Florida.

Policia njofton se në orët e para të së hënës, një person, ka vendosur të rrëmbejë një 11-vjeçare.

Vogëlushja ishte duke pritur në stacionin e autobusit, ku një burrë, zbret nga një makinë në bardhë me një thikë në dorë. Sapo pa mjetin e mprehtë, vogëlushja largohet me shpejtësi dhe arriti t’i largohet rrezikut.

Ajo tani është mirë dhe pranë familjes së saj, ndërsa zyra e sherifit ka njoftuar se rrëmbyesi është në paraburgim.

Ai u identifikua dhe u kap nga policia, falë pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë në rrugë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Share This Article