Burri në Britani vishet si “superhero” dhe del të bëjë bamirësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë nga Essex, i Britanisë së Madhe, ka dalë për të bërë pazar, i veshur me një kostum të personazheve të “mbinatyrshëm”, që shpesh shohim nëpër filmat vizatimorë.

Qytetarët nuk kanë ndalur të qeshurën kur kanë parë këtë veprim të burrit dhe menjëherë kanë nxjerrë celularët për ta fotografuar atë. Burri, ishte në supermarket për të blerë ushqime dhe ato do t’ia dhuronte një të moshuare në formë bamirësie. Ai shprehet se kostumin e ka veshur për të bërë njerëzit të buzëqeshin.

“Unë thjesht dua të rikthej buzëqeshjen në fytyrat e njerëzve. Unë kam dalë për të blerë disa ushqime për një të moshuar, por gjithashtu po mbledh dhe para, që të gjitha do të shkojnë për bamirësi. Të gjithë duhet të qeshim sa të mundemi për momentin. Shpresoj shumë që izolimi të përmirësojë sa më shumë qytetarët, dhe pse jo të japin sa më shumë bamirësi”, tha burri i veshur me kostum./TCH/

Share This Article