Burri që e ka mbuluar tërë trupin me tatuazhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë gjerman ka mbuluar 98% të trupit të tij me tatuazhe, duke lënë bosh vetëm shputat e këmbëve.

72-vjeçari Wolfgang Kirsch ka 86 tatuazhe të mëdha në trup, të cilat i ka bërë përgjatë 2 dekadave, dhe është zyrtarisht gjermani me më shumë tatuazhe.

Ish-punonjës i postës, Kirsch thotë se pasioni i tij për të vizatuar trupin nisi pas rënies së Murit të Berlinit, në vitin 1989.

“Kur punoja në postë, nuk bëja dot tatuazhe dhe m’u desh të prisja deri në bashkimin e Gjermanisë për të bërë të parin. Isha 46 vjeç dhe gjëja e parë që bëra ishte një lot nën sy”, tregon pensionisti./A2CNN

Share This Article