Burri shkon në shtëpi dhe gjen gruan të vdekur, policia: 33-vjeçarja s’ka shenja dhune

albnews
By
1 Min Read

Një 33-vjeçare është gjendur e vdekur në shtëpinë e saj. E reja është gjendur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj.

Policia bën të ditur se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article