Qeveria shqiptare del me një Eurobond 600 milionë euro në Bursën e Londrës
Qeveria shqiptare do të jetë sërish në tregje ndërkombëtare për eurobondin e rradhës.
Bursa e Londrës ka konfirmuar një “Eurobond” në vlerën e 600 milionë eurove.
Sipas të dhënave ky Eurobond ka një afat maturimi 5-vjeçar, me nje norme interesi 5.9%.
Borxhi i ri maturohet më 9 Qershor të vitit 2028, pra pas 5 vitesh dhe interesi do të paguhet çdo vit më datën 9 Qershor.
Fillimisht qeveria shqiptare kishte parashikuar një Eurobond prej 500 milionë eurosh për këtë vit, por duket se zhvlerësimi i euros ka nxitur që autoritetet të bëjnë një dalje në tregje me një vlerë 100 milionë euro më të lartë.
Pjesa më e madhe e eurobondit të ri do të shkojë për të financuar borxhet e mëparshme.
Në total, kjo është dalja e 6-të në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet këtij mekanizimi.
Historia e eurobondeve të emetuar nga qeveritë shqiptare ka nisur para 13 vitesh.
Eurobondi i parë i emetuar nga qeveria shqiptare ka qenë në vitin 2010, prej 300 milionë eurosh, me interes 7.5% dhe dhe afat maturimi 5-vjeçar.
Dalja e dytë ka qenë në vitin 2015, me një Eurobond prej 450 milionë eurosh, dhe afat maturimi po 5-vjeçar.
Në vitin 2018 shënohet dalja e tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh, me një vlerë prej 500 milionë eurosh, me inters 3.5%, dhe maturim 7 vjeçar.
Në vitin 2020 regjistrohet dalja e 4-tët, prej 650 milionë eurosh, por me norme interesi 3.5%, dhe afat maturimi 7-vjeçar.
Një vit më pas, në 2021-shin është emetuar eurobondi i radhës, me kushte dhe vlerë thuajse identike me atë të vitit 2020, pra 650 milionë euro, serish norma e interest ka qene 3.5% kuponi, ndërsa afati i maturimit 10 vjet.
Vetëm dy eurobondet e para, ai i vitit 2010 dhe ai i vitit 2015 janë shlyer deri më tani, ndërsa 3 të kaluarit, së bashku me borxhin e ri janë borxhe që janë duke u shlyer.