Bursat kryesore evropiane pësuan sot ulje të konsiderueshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.
Vlerat që u regjistruan sot në tregjet financiare të Europës:
Bursa e Frankfurtit, Dax, ra me 12,24 %.
Indeksi CAC 40 i Parisit ra me 12,28%, rënia më e madhe që nga 10 tetori 2008.
Bursa e Londrës e përfundoi seancën me një rënie prej 9,81%, më e keqja që nga tetori 1987.
Ndërsa Bursa e Milanos regjistroi sot vlerën -16,92 %./ATSH/