Bushati: Kemi një amanet për të çuar deri në fund, amanetin e Shkodrës së lirë dhe demokracisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë Demonstratës Antikomuniste të 2 prillit të vitit 1991 u vranë katër të rinj shkodranë, dhe shumë të tjerë u plagosën.

Kjo datë kujtohet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati me anë të një postimi në facebook e ka kujtuar këtë datë si një dëshmi që Shkodra e ka ka paguar shtrenjtë, me jetën e bijve të saj për një Shqipëri të lirë.

Për Bushatin, 2 prilli është kujtesa se ka  një amanet për t’u çuar deri në fund.

Postimi i plotë:

“30 vjet më parë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besmir Ceka u vranë dhe ranë në aktin dhe ëndrrën e tyre për liri e demokraci.

2 Prilli është dëshmia se Shkodra thirrjet e saj për një Shqipëri të lirë i ka paguar shtrenjtë, me jetën e bijve të saj. Është kujtesa sesa i ligsht e i pakursyer ka qënë regjimi me Shkodren. Akti i katër dëshmorëve tanë është edhe shpresa se shpirti i lirisë do të jetojë me Shkodren.

Nderimi më i mirë për vëllezërit tanë të rënë është zotimi se Shkodra nuk do t’i përkulet kurrë së keqës. Është premtimi që duhet t’i bëjmë njeri-tjetrit se historia nuk do të përsëritet.

2 Prilli është edhe kujtesa se kemi një amanet për të çuar deri në fund. Amanetin e vëllezërve tanë, amanetin e Shkodrës së Lirisë dhe Demokracisë.

Lavdi heronjve të 2 Prillit!

Share This Article